Reforma/33 deputetë të PS e LSI firmosin që drafti të hyjë në Kuvend
Mazhoranca qeverisëse depozitoi sot në mesditë nismën për ndryshimin e Kushtetutës. Ky është drafti final i miratuar vetëm me votën e mazhorancës të martën në Komisionin për reformën në drejtësi. Deputetët firmëtarë për ndryshimin e Kushtetutës janë 33, të gjithë socialistë me përjashtim të dy deputetëve që përfaqësojnë aleatët qeverisës, Petrit Vasilin e LSI-së dhe Tahir Muhedinin e PDIU-së.
Edhe pse ende politika nuk e ka gjetur konsensusin, reforma në drejtësi bashkë me ndryshimet e kushtetutës hyn në procedurën parlamentare. 33 deputetë të shumicës parlamentare kanë firmosur për të futur në diskutim ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi.
Sipas burimeve lista me 33 firma të deputetëve u depozitua në Kuvend dhe se drafti me dryshimet kushtetuese hyn zyrtarisht në procedurat parlamentare. Ndryshimet në Kushtetutë kërkohen nga 1/3 e deputetëve. nise diskutimin e ligjeve te posacme qe shoqerojne ndryshimet ne Kushtetute ne funksion te materializimit te reformes ne drejtesi.
Kjo do të thotë se drafti mbështetet zyrtarisht nga 87 deputetët që kanë së bashku të tre grupet parlamentare qeverisëse nga 94 vota që duhen gjithësej.
Por derisa të shkojë për votim do të duhen të paktën edhe dy javë. Procedura parlamentare përcakton lajmërimin e Kuvendit në seancën më të parë plenare.
Deputetet që nënshkruan draftin
1-Fatmir Xhafaj
2-Vasilika Hysi
3-Petrit Vasili
4-Pandeli Majko
5-Ulsi Manja
6-Vexhi Muçmataj
7-Valentina Leskaj
8-Dashamir Peza
9-Pjerin Ndreu
10-Rakip Suli
11-Namik Dokle
12-Alfred Peza
13-Xhemal Qefalia
14-Tahir Muhedini
15-Blerina Gjylameti
16-Fatmir Toçi
17-Musa Ulqini
18-Olta Xhacka
19-Enkeleda Shamku
20-Aurel Xhindi
21-Ervin Koçi
22-Artan Gaç
23-Mimoza Hafizi
24-Namik Kopliku
25-Esmeralda Shkjau
26-Shkëlqim Cani
27-Ervin Bushati
28-Gebtian Bejko
29-Shkëlqim Troplini
30-Evis Kushi
31-Blendi Klosi
32-Klodiana Spahiu
33-Erion Braçe