29 Nentori, Dita e Çlirimit. Presidenti dhe kryeministri, kurora te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1591880784191522/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155351243286523/
Sot prapë festë. Dje ishte Festa e Flamurit, dita e shpalles së Pavarësisë, kurse sot Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Sot është dita e mirënjohjes për të gjithë partizanët, dëshmorët e heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë.
Dje ishin në Vlorë,atje ku shpall Pavarësia e Shqipërisë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Mungoi vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili gjeti një artificë dhe shkoi në Shkodër. Ndërsa sot në ora 10.00 në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, te Nëna Shqipëri vendosen kurora në shenjë respekti për Luftën dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë, Kreu i Shtetit Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama. Përsëri mungoi opozita PD, e cila nuk e njeh datën 29 nentor, si Ditë Çlirimi. Një sherr shqiptar, që nuk ka sens e masë, pas 27 viteve demokraci.
Por që në mëngjez Presidenti Ilir Meta kishte futur në facebook një video me kengë partizane (shiko videon) dhe një shënim:
“Të dashur miq! Sot është dita e mirënjohjes për të gjithë partizanët, dëshmorët e heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë”, shkruan Meta. Video me një këngë partizane me imazhet e monumentit “Partizani Fitimtar”, vepër e skulptorit Odhise Paskali e vendosur në (Mathauzen, Austri) në vitin 1968.