450 forca speciale shqiptare ruajnë kufirin në Jug për ndalimin e sirianëve

Po vijnë mijëra refugjatë sirianë drejt kufirit shqiptar. 5 pika doganore në jug të vendit po ruhen nga forcat speciale. 450 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë shpërndarë në kufi në pikat doganore të “Qafë-Thanës”, “Kapshticës”, ”Tre Urat”, ”Kakavijës” dhe “Qafë-Botës”. Frika nga refugjatët, që kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë detyron Ministrin e Brendshëm dhe ministren e Mbrojtjes të dërgojnë forcat speciale në kufi.

hqdefault

Strukturat e specializuara për menaxhimin e turmave, janë transportuar në kufirin jugor nga repartet e FNSH-së së Tiranës, Fierit dhe Shkodrës.

Ndërkohë në mbështetje të FNSH-së janë dhe strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të refugjatëve dhe forcat komando te ushtrise.

Edi Rama tha se nuk do të hapim kufijtë. Europa në kaos për shkak të valës së madhe të refugjatëve.

maxresdefault

SHKARKO APP