48 orët kushtetuese të Presidentit Meta mbaruan!
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë të ligjshme. Për rrjedhojë Presidenti i Republikës bazuar në Kodin në Zgjedhor të Republikës është i detyruar brenda 48 orëve të shpallë me dekret zgjedhjet vendore në ato bashki që nuk kanë kryetar.
Bashkitë ku duhet dekreti presidencial për zgjedhjet janë: Bashkia e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Vorës, Lushnjës dhe Rrogozhinës.
Sot, si rregull, duhet që Presidenti Meta të shpallë datën e zgjedhjeve në këto bashki.
Ja dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
KOHA JONË SONDAZH

