51 % e socialistëve deklarojnë se ministrat e Edi Ramës janë të paaftë
Një sondazhin i realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) tregon se më shumë se gjysma e socialistëve janë të pakënaqur me ministrat e kabinetit “Rama”. Studimi është realizuar gjatë elektoral të Partisë Socialiste në muajin mars dhe të pyeturit janë delegatët e Partisë Socialiste, të cilët thonë se ministrat nuk janë të aftë sa duhet. Pikërisht për faktin se ata që janë të pakënaqur janë drejtues të PS në nivel lokal në gjithë vendin, sondazhi vlen edhe si një mendim i përgjithshëm i socialistëve.
“Gjatë Kongresit të fundit elektoral të PS në mars 2019, delegatët u pyetën edhe për vlerësimin e tyre për ministrat e rinj dhe deputetët e rinj që shënuan prurje më 2017. Mendimi i delegatëve është i qartë: mbi 50% e tyre vlerësojnë se ministrat e rinj dhe prurjet e reja në grupin parlamentar nuk janë të aftë sa do të duhej të ishin. Një vlerësim i tillë shpreh një nivel më të hapur të mendimit në PS, sidomos tek kurajo e delegatëve për të dhënë opinione kritike me drejtuesit e tyre në qeveri e parlament, por edhe konfirmon hendekun e thellë edhe profesional midis elitave që qeverisin dhe pritshmërive të qytetarëve, përfshirë bazës së partive”,- thuhet në sondazhin e publikuar nga ISP.
Ajo çfarë është e rëndësishme në këtë anketë tregon se emërimet e reja në kabinetin “Rama” nuk janë pranuar nga baza e PS-së si njerëz që vijnë me kontribute.
Teksa 51 % e socialistëve shohin me mosbesim qeverinë “Rama”, numri i qytetarëve shqiptarë që e shohin këtë kabinet si të paaftë duhet të jetë shumë herë më i madh.