60 familje nga Velipoja protestë para SPAK: Na i ka marrë pronat një i “fortë”!

Në kufi me zonën e Ranës së Hedhun, pikërisht në fshatin buzë detit, Rrjoll, në një nga zonat më turistike të vendit, po ndërtohet një fshat turistik. Por banorët thonë se na i kanë tjetërsuar pronat dhe na i kanë marrë me forcë.

Dje pati përplasje të forta mes policisë së Shkodrës dhe banorëve të zonës në Velipojë. Ata thanë para mediave se janë prona të tyre, por i kanë tjetërsuar me forcë dhe mashtrime me letra në Hipotekë.

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës po protestojnë para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në zonën e tyre. Banorët kanë protestuar më parë në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se u kanë grabitur pronat.

“Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore.  Ça pronash, i ka marrë ai i forti!”- tha një prej protestuesve.

Në foto: Banorë të Rrjoll para SPAK

Në foto: Përplasje ditën e djeshme buzë detit nga banorët

SHKARKO APP