Pse i takoi Rama liderët kosovarë?

Nga paraditja në Tiranë u panë disa politikanë të rëndësishëm nga Prishtina. Kryeministri Rama ka takuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në një nga restorantet e Tiranës. Fotoja është postuar në Facebook nga bashkëshortja e politikanit nga Kosova. “Ky takim ishte një bisedë e sinqertë” – shkruan ajo megjithëse nuk dihet nëse është folur më shumë për situatën politike në Tiranë apo në Prishtinë.

Nuk dihet se pse kanë qenë drejtues të lartë të PDK së Kosovës, në Tiranë, por e verteta mbetet se janë parë në kryeqytet. A i ka takuar Rama për të ulur sherret në Prishtinë?  Porse përveç Haradinaj kryeministri Rama ka takuar edhe disa të tjerë nga politika e Kosovës. Mbetet të shikojmë në ditët në vijim. Lind edhe  një pyetje që nëse po e shesin Albin Kurtin edhe partnerët e tij në opozitë.

SHKARKO APP