Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Nëntë deputetë të PD kundër Berishës: Të marrim pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale, bojkoti jo zgjidhje

Nëntë deputetë të PD kundër Berishës: Të marrim pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale, bojkoti jo zgjidhje

Lajme
E hënë, 2 Shkurt 2026 16:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

PD refuzoi thirrjen e fundit të socialistëve për t’u ulur si të barabartë në Komisionin e Reformës Territoriale. Në kohën që PS kishte thirrur mbledhjen e komisionit, Sali Berisha tha se nuk bashkëpunon me Edi Ramën, përsa kohë bllokon drejtësinë për çështjen ”Balluku”. Me pas lideri demokrat i mblodhi në seli deputetët e tij dhe ku njoftoi edhe planin e demokratëve. Mësohet se 9 deputetë i kanë dalë kundër Sali Berishës për bojkotin e komisioneve të posaçme, ndërsa  kreu i PD ka u ka thënë që vendimarrja t’i lihet Kryesisë.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura së grupit parlamentar të PD, deputeti Tritan Shehu i ka dalë kundër Sali Berishës, i cili kërkon të vijojë bojkoti i komisioneve të posaçme, të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim

Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim

Para 1 ore
Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Presidenti Begaj për fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta

Presidenti Begaj për fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Ky rezultat duhet t...

Para 1 ore

Edhe deputetja Ina Zhupa ka dalë kundër vendimit ka kërkuar që të jenë prezent për qytetarët dhe interesin publik. Deputetja ka nënvizuar se puna e tyre do të vështirësohet nga kundërshtitë tona në komisione.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

EMRAT E DEPUTETËVE QË I DOLËN KUNDËR

Bledjon Nallbati
Xhelal Mziu
Oerd bylykbashi
Ina Zhupa
Tritan Shehu
Arjan Ndoja
Bujar Leskaj
Enno Bozdo

Reagon Selia Blu

PD do të vijojë të jetë pjesë e komisionit vetëm nëse procesi kthehet në shinat ligjore, në të kundërt do të ketë reagim të fortë politik dhe qytetar.

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit:

Ultimatumi artikuluar nga zoti Balla është i papranueshëm në jetën politike. Është nul sepse, nga ana tjetër, mbledhja e komisionit thirret në bashkëpunim me bashkëkryetarët. Unë jam bashkëkryetar i komisionit e nuk jam njoftuar. Kjo është e vërteta. Jo vetëm për këtë mbledhje, por edhe për mbledhje të tjera të paranjoftuara në ditët e tjera që i kanë përdorur si argumente të bojkotit të Partisë Demokratike.

Sigurisht nuk bashkëpunojmë me Edi Ramën në nivele të tilla që konsiderohen si bashkëpunime politike. Kjo është çështje e një komisioni të rëndësishëm, posaçëm, por më i rëndësishëm se ky komision është Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores.

Mos harrojmë që dhe aty anëtarësia është në prioritet dhe ai komision është i dështuar pikërisht nga mosmbledhja nga ana e mazhorancës. Nga ana e zotit Peleshi, por dhe nga ana e zotit Balla që bën ultimatume. Me qëllim që të mbrojë Ballukun, me qëllim që mos t’i heqin imunitetin. Pra mbledhja konsiderohet nul.

Ndërkohë qëndrimi i shprehur i Partisë Demokratike, pas diskutimeve në grupin parlamentar, në kryesinë e vogël, është që PD-ja vazhdon, do vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në një mbledhje sa më të afërt, të dakordësuar ndërmjet bashkëkryetarëve dhe do vazhdojë me axhendën e komisionit që është lënë për hir të së vërtetës në momentin e zgjedhjes së sekretares së komisionit.

Nga bashkëkryetari i cili nuk konsultohet për mbledhjet e thirrura, unë jam i detyruar duke respektuar etikën parlamentare por dhe atë politike, ta njoftoj për gatishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe anëtarëve të këtij komisioni për të bashkëvijuar pikërisht këtë reformë që duhet thënë është e rëndësishme, nuk duhet paragjykuar sepse e kemi dëgjuar përgjatë kësaj kohe variante që ata i kanë të gatshme në sirtarë dhe duan thjesht të përshkruajnë rrugën dhe finalizimi është i parapërgatitur. Ai finalizim të jetë një, sepse është konsensual, në bazë të votimit të paritetit të votave dhe jo të dalim në fund pastaj me dy variante.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike. Ka debat, secili nga deputetët jep mendimin e tij. Pati mendime që prevalonin në këtë drejtim, pati mendime që kishin si konsideratë pikërisht këto që ju i parathatë, por që dhe unë e thashë, që komisioni më i rëndësishëm është Këshilli i Mandateve.

Kjo tregon shkallën e demokracisë në fund të fare. Duhet ta transmetoni si vlerë që paskemi ne debate, marrim vendime, a dëgjohet zëri i deputetit? Po u dëgjoke. Shumë mirë. Në Partinë Demokratike dëgjohet dhe zëri i deputetit dhe i qytetarit. Ndodh kjo në kampin mazhoritar? Jo nuk ndodh. Atëherë problemi është te ai që nuk ndodh, jo te pjesa që ndodh. Dhe ne nuk heqim dorë nga qëndrimi ynë.

Duhet të ketë një finalizim, një dalje të vetme dhe kjo dalje duhet të jetë konsensuale.

Përndryshe ka qenë një proces i paravendosur, të cilit i mungoka parada, rruga e përshkruar sepse e paskan pasur gati.

Të heqim dorë nga deklaratat që do zvogëlohet… Këto gjëra do dalin përgjatë funksionimit të komisionit. Si mund të thonë ata, që do i bëjmë pa konsulta me kryetarë bashkish, pa konsulta me banorët, pa referendume, se ligji e parashikon. Kur bashkohen dy njësi vendore, patjetër duhet të ketë pranueshmërinë nga banorët e të dyja palëve të atyre bashkive.

Gazetari: Sot në mbledhje është miratuar dhe një plan pune për të dalë në terren për të bërë pikërisht këto që thoni ju.

Luçiano Boçi: Plani i punës është nul. S’mund të ketë komision kur nuk është kuorumi, por këtu në Shqipëri janë mësuar t’i bëjnë gjërat mbi ligjin, pa ligjin, ose në kundërshtim me ligjin.

Përderisa dhe ju e thatë që ka dështuar sepse nuk kishte kuorumi. A ishim ne shtatë, tetë të pranishëm? Jo nuk ishim. Atëherë si paska vendime ai komision? Ai komision nuk ka vendime. Sot ishte i thirrur nën ultimatum pa njoftim nga bashkëkryetari.  Le të dali zoti Mazniku edhe të thotë të kundërtën.

Sapo të komunikoj, do t’i, do t’i kërkoj edhe një datë që të bien dakord, që mund të jetë shumë e shpejtë në ditët në vazhdim.

Në qoftë se ata sillen në mënyrë arbitrare, atëherë edhe unë që s’e kam qejf fjalën bojkot, ne nuk mund të marrim pjesë në një komision i cili ndërtohet ndryshe, ndërtohet ditën dhe prishet natën nga ata, se nuk i konvenojnë interesat politike të momentit, se duan të krijojnë ngjarje politike që tërheqin vëmendjen tani te komisioni i reformës, duke lënë dhe anashkaluar çështjet e rëndësishme që ka sot Partia Socialiste me drejtësinë, me përfaqësuesit e saj, që ka Ballukun, që kanë përfaqësuesit e AKSHI-t që ka vetë Rama që shfaqet në dosje më shumë se zonja Balluku.

Sot njerëzit kërkojnë që PD-ja të jetë pjesë e komisionit të reformës. Ne po deklarojmë këtu për publikun, për qytetarët që janë të interesuar që do jemi pjesë. Në qoftë se ato marrin vendimin, sigurisht që ne do kemi reagimin tonë në të drejtën tonë të plotë. Ja ku është deklarata, a thamë që tërhiqet? Pastaj në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kryetari i grupit parlamentar ka deklaruar që në qoftë se ne jemi të gatshëm, ai vendim nuk vlen dhe është nul, tërhiqet. Në qoftë se nuk e tërheqin, pastaj duan të krijojnë ngjarje artificiale. Le ta bëjnë, është arbitrariteti i tyre. Nuk është ndonjë gjë e çuditshme që ndodh për herë të parë edhe ne do habitemi, por do ketë reagim dhe reagim të fortë. Më pas do ftojmë dhe qytetarët që të reagojnë ndaj mënyrës se si ata po sillen me reformën territoriale sepse kjo impakton edhe reformën zgjedhore.

Të dy komisionet janë të ndërlidhura, sepse janë komisione të posaçme. Mos i ngatërrojmë gjërat.  Jo, këto janë komisione parlamentare të posaçme për një gjë që është mbi partitë politike, mbi partitë parlamentare, është për të gjitha partitë, dhe ato jo parlamentare. Të dyja reformat impaktojnë jetën politike, po jo vetëm jetën politike, por mbi të gjitha jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë, se ka të bëjë me ndarjen e territorit, me shërbimin e imët që sot qytetarët nuk e kanë dhe duan që nesër ta kenë në ato parametra që ekziston edhe në atë që i referohemi shpesh, në Bashkimin Europian.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 8 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 10 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 21 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 29 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.