9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj dhe Rama: Grua e shenjtë me trup të vogël, por me shpirtin sa vetë bota!

Sot bëhen 9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare, e cila ia kushtoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve në botë. Më 5 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore gjatë një ceremonie në Vatikan, duke njohur dy mrekullitë e kryera pas vdekjes së saj si prova të shenjtërisë.

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama përkujtojnë këtë ditë të shenjtores së madhe shqiptare dhe shkruajnë:

“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë”, shkruan Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?