93.3 milion lekë a janë vjedhje dhe shperdorim detyre nga Bashkia?

93.3 MILIONE LEKE NJE KOMPANIE TE PARREGJISTUAR NE QKR, ME STATUS PASIV DHE DETYRIME TE PASHLYERA NE DREJTORINE E TATIMEVE.

Bashkia Tirane i ka kaluar nje total prej 93.3 milione lekesh te vjetra nje Kompanie te quajtur “Gjenerata e Re” drejtuar nga Nertil Kashari (sipas ekstraktit te QKR), nepermjet dy pagesave (sipas te dhenave te thesarit ne foto) njera prej 14.9 milionesh bere ne 31.12.2015 dhe tjetra prej 78.4 milionesh te kryer ne 15.02.2016. Te dyja keto pagesa i referohen nje kontrate qe Bashkia ka bere me kete kompani ne dt. 04.12 2015 per implementimin e nje Projekti Kulturor te quajtur “Festat Qytetare”.
Nga te dhenat qe arritem te marrim nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (ne foto) na rezulton se kompania ne fjale ka statusin pasiv qe prej vitit 2009 e deri ne momentin qe flasim, si edhe eshte nen statusin e “mbledhjes me force te detyrimeve” qe dmth se praktikisht ajo duhet te jete nen sekuestro per mos shlyerjen e detyrimeve tatimore ndaj shtetit. Gjithashtu kjo kompani nuk ka plotesuar asnje dokumentacion ne QKR (foto bashkangjitur) duke bere te pavlefshem ekstraktin e saj per perdorim ne institucionet publike.
Ligji per Prokurimet Publike dhe aktet nenligjore apo cdo ligj tjeter i cili i referohet menyres se si prokurohen sherbimet nepermjet fondeve buxhetore e ndalon ne menyre kategorike perfshirjen ne tendera, projekte etj te kompanive te cilat nuk kane shlyer detyrimet tatimore karshi shtetit aq me teper kur keto kompani kane statusin pasiv prej disa vitesh si edhe kur ato nuk kane plotesuar rregjistrimin ne QKR. Kjo perben veper penale.

Nga ana tjeter eshte e cuditshme se si kjo kompani vazhdon te kete statusin pasiv ne sistemin tatimor pavaresisht se eshte financuar me parate tona para disa muajsh. Edhe kjo perben veper penale, shkruan sot Nisma #Thurje.

Kush eshte kompania ne fjale? Nga nje kerkim qe kemi bere kjo kompani na rezulton se ka printuar banerat elektorale te fushates se Erion Veliajt per Kryetar Bashkie. Megjithese ka zhvilluar aktivitet ajo rezulton pasive per sistemin tatimor, gje e cila con ne dyshimin se ka bere evazion fiskal pergjate gjithe periudhes se zhvillimit te aktivitetit te saj. Nderkohe nuk ka asnje te dhene publike qe Bashkia Tirane te kete zhvilluar ndonje projekt te quajtur “Festat Qytetare”. Asnje shpallje nuk eshte bere per kete lloj projekti ne faqet zyrtare te Bashkise apo mediave si edhe nuk ka patur asnje publikim ne buletinin zyrtar te APP per ndonje prokurim qe i referohet projektit ne fjale.

Permbledhtazi, Bashkia e cila e ka te pamundur te toleroje shitesit ambulante te spinaqit apo presheve te cilet rropaten cepave te pallateve per te mbijetuar, nuk frenohet te financoje ne menyre te jashteligjshme me 93 milione leke nje kompani e cila nuk paguan detyrimet tatimore dhe nuk permbush detyrimet ligjore per rregjistrimin e saj ne QKR. I rrit taksat te gjitha bizneseve ne Tirane per te shperdoruar me pas fondet publike ne procedura te jashteligjshme.

Ne do ti drejtohemi zyrtarisht Prokurorise se Pergjithshme dhe Kontrollit te Larte te Shtetit per t’ju kerkuar te zhvillojne nje hetim te detajuar per kete skandal financiar dhe te cojne perpara drejtesise te gjithe personat e perfshire ne te.

 

Nisma #Thurje's photo.
Nisma #Thurje's photo.
Nisma #Thurje's photo.

SHKARKO APP