Prokuroria gati fletë arresti për deputetin e PS që nxori sekretin e dosjes
Të gjithë deputetët, anëtarë të këshillit të imuniteteve dhe mandatëve në shqyrtimin e dokumentave sekrete nga prokuroria për çështjen Tahiri-Habilaj kanë firmosur një deklaratë se nuk do nxjerrin sekrete të dosjes hetimore. Por disa fakte dhe dokumenta kanë dalë në media. Natyrisht prej një deputeti. Ndërkohë prokuroria e krimeve të rënda ka filluar, paralelisht me dosjen Tahiri, hetimin se kush e nxori sekretin, pra që ka shkelur ligjin, pasi ka firmosur edhe deklaratën e mosnxjerrjes së sekretit.
Eshtë e pafalshme dhe e dënueshme se si mund të nxirret emri i dëshmitares në dosjen Habilaj, e cila është në mbrojtje nga drejtësia, dhe që ka dëshmuar kundër ish-ministrit të brendshëm. Nga momenti që emri i saj ka dalë nga dosja sekrete hetimore prej një deputeti, jeta e dëshmitares është në rrezik, siç edhe hetimi komprementohet.
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë disa deklarata tronditëse, ku ka thënë se nga Italia kanë ardhur të martën pasdite disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Po ashtu Lala ka deklaruar se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e oficeres së Policisë, kundër Saimir Tahirit. Sipas Lalës bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar dëshminë. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anatarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë”- pohoi gazetarja live te Fevziu.
Nëse vertetohet se deputeti Çuçi ka nxjerrë dokumenta sekrete nga dosja, siç pohoi gazetarja në emision, ka mundësi që deputeti i PS të përfundoi para Tahirit në burg. Një gjë dihet se prokuroria po heton pa zhurmë për këtë nxjerrje sekreti.
Pas deklaratës se gazetares ka reaguar mënjëherë deputeti Bledi Çuçi te emisioni i Fevziut, live, se kjo është e gënjështërt , pasi nuk kam nevojë të fotografojë dokumenta. Pra ish-ministri i PS, deputeti Çuçi e ka hedhur poshtë. Prokuroria po heton dhe nuk është çudi që krahas hetimit të ish-ministrit Tahiri te shkojë në burg edhe një ish-ministër tjetër për nxjerrje sekreti dhe shkelje betimi.
(Marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/a-do-ekzekutohet-urdher-arresti-per-deputetin-e-ps-bledi-cuci/