A do ta mbajë Kavaja bashkinë përballë policisë së Edi Ramës?

Këtë të martë, datë 30 korrik, PS-ja dhe kryeministri do tentojnë të marrin bashkinë e Kavajës. Opozita ka lëshuar alarmin që të mblidhen të gjithë në sheshin e qytetit për të penguar marrjen e bashkisë nga Rilindja e Edi Ramës. Ndërkohë Rilindja duket e vendosur ta marrë me forcë bashkinë. Qindra forca policie kanë zbarkuar në Kavajë ose janë në gatishmeri në Durrës për të ndërhyrë me dhunë e gaz lotësjellës.

Por edhe demokratët janë përgatitur për këtë të martë.

Megjithatë mbetet të shikohet se sa dhe si do të rezistojë Kavaja. Nëse bie Kavaja kryeministri do turret drejt Beratit, Lezhës dhe në fund të lërë Shkodrën, të cilën do ta rrethojë me mijëra forca policie.

Por të shikojmë Kavajën, nesër!

Kavaja kërkon të ketë Lulzim Bashën në mes të popullit.

SHKARKO APP