“A do të mbështesni Ilir Alimehmetin si kandidat për bashkinë e Tiranës?”- pyetet Ilir Meta

Sot kryetari i PL, Ilir Meta, foli në një konferencë shtypi ku foli për disa probleme shqetsuese të jetës së shqiptarëve. Por ndërkohë një pyetje publike që po sillet nëpër Tiranë ishte:”A do të mbështesni Ilir Alimehmetin si kandidat për bashkinë e Tiranës?”.

Në fakt ka ditë që po zien kazani në opozitë për tu përfaqësuar nga një figurë jo politike në Bashkinë e kryeqytetit. Emri që po lakohet me shumë është ai i mjekut të njohur, Ilir Alimehmeti, aktualisht zv/dekan i fakultetit të mjeksisë.

Ilir Meta u përgjigj kësaj pyetje nga gazetarët. Ai tha:“Nuk mund të hyj në çështje emrash sepse nuk është përgjegjësi e imja, pra emri, as në Tiranë dhe asgjëkundi. Përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë politike. Uroj ta zgjidhë këtë gjë sa më shpejtë. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Nëse ka ndonjë kandidat nga partia e Lirisë që pretendon se ka aftësinë për të fituar, unë do të angazhohesha me shumë dëshirë. Por objektivi ynë janë këshillat bashkiakë, do ti kthehem parlamenteve lokale. Do të jetë më i rëndësishëm parlamenti i Tiranës sesa ai i 25 prillit. Zëri i qytetarëve të Tiranës do të dëgjohet fuqishëm”, tha Meta.

Pra topin e kaloi në fushën e Berishës.

SHKARKO APP