A do të njoftojë Rama ndryshime në Qeveri në mbledhjen e Asamblesë së PS me 26 korrik?

Njoftohet zyrtarisht se Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në mesin e javës së ardhshme.

Në mbledhjen e Asamblesë që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës me datë 26 Korrik, pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.

Po ashtu, mendohet se në forumin e lartë vendimmarrës të socialistëve do të ketë një analizë edhe të punës së çdo ministrie, si dhe të strukturave organizative të partisë.

Nuk dihet nëse kryeministri do të njoftojë në Asamble për ndryshimet drastike në Qeveri, të cilat sipas burimeve brenda PS-së ka një ide që kryeministri të formojë qeveri të re në shtator sapo të nis sesioni i ri parlamentar.

Në fakt PS-ja dhe qeverisja ka marrë goditje të forta pas disa arrestimeve të fundit, ndaj ka mundësi që Rama të mos e gëlltisë rënien e kuotave në publik, të cilat për hir të së vertetës, ndonëse ka një opozitë të dobët përballë, përsëri publiku ka filluar zhgënjimin masiv ndaj qeverisjes.
Ndërkohë në Opozitë ka një frikë të madhe se mos ndofta kryeministri mund të njoftojë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare me gjoja justifikimin se duam të shikojmë mbështetjen e popullit pas këtyre problemeve me arrestimet. Opozita dyshon se kjo mund të jetë lojë e Edi Ramës pasi e kap në befasi dhe në përçarje PD dhe opozitën, duke e mundur më thellë se në vitin 2021. Kjo do ti jepte Ramës një mazhorancë të tijën mbi 84 mandate deputetësh.  Dhe bashkë me Lulzim Bashën që rimerr PD-në shkon mbi 94 deputetë, një shumicë ku mund të bëjë edhe ndryshime kushtetuese.

Berisha pas rikthimit të Bashës në krye të PD nuk ka asnjë zgjidhje tjetër vetëm të krijojë një parti të re në moshën 80 vjeçare. Por sado që ka shumicën e votave nga radhët demokrate, prapë se prapë nuk ka vota që të rrëzojë Edi Ramën.

SHKARKO APP