A don të më marrësh burrin?! -Ja fisheku për ty në zarf!
Një 54-vjeçare ka kërcënuar fqinjën e saj me një fishek të futur në zarf duke ja lënë poshtë derës. Ndërsa shkak ka qenë një mashkull që duket e dëshirojnë të dyja femrat e martuara, mësohet se kërcënuesja me inicialet K. K., po ndiqet në gjendje të lirë.
Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, bëjnë të ditur se më datë 20. 01. 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për K. K., 54 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e fqinjës së saj, ka vendosur, një zarf me një fishek.
Nga burimet të tjera të policisë lokale, mësohet se rivalitetit mes tyre ka nisur për një mashkull. Kjo nuk është hera e parë që dy gratë janë përfshirë në konflikte me njëra-tjetrën, ndërsa edhe një javë më parë ishin shoqëruar në polici.
Të njëjtat burime sqaruar se shkak është bërë një mashkull, i cili ka hyrë në jetën e të dyja grave. Si 54-vjeçarja, ashtu edhe fqinja e saj jetojnë me bashkëshortët e tyre, por me sa kjo nuk ka qenë pengesë që dy femrat ti dërgojnë “mesazhe” me fishekë njëra-tjetrës.
Gjatë marrjes në pyetje, K. K., ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se sipas saj, kjo gjë është një sajesë nga ana e “rivales” së saj. Ndërkohë, “viktima” ka pohuar se 54-vjeçarja është bërë një pengesë për lidhjen e saj jashtëmartesore.