A është italiani Michele Grillo, shefi i Interforce që po ngatërron Tiranën?

 Politika dhe shteti shqiptar prej disa ditësh janë futur në një sherr të madh. Kush përgjon dhe cili solli pajisjen pa e futur në doganë?

Michele Grillo dyshohet se është personi që futi në Shqipëri pajisjen e përgjimit që përdor policia shqiptar. Ai është shefi i misionit policor italian, Interforce, që vepron në Tiranë. Për herë të parë rreth përfshirjes së mundshme të tij në debatin për pajisjen e përgjimit shkruajti gazeta më e madhe italiane, Corriere Della Sera. Sipas saj, shefi i Interforce ishte personi që përflitej për pajisjen, për shkak të lidhjeve familjare që ai kishte me kompaninë IMSI Catcher që e kishte prodhuar pajisjen. Bashkëshortja e Michele Grillos është punonjëse pranë kompanisë IMCI Catcher. Sipas Corriere Della Sera, drejtuesit e Interforcë janë përfolur për lidhje të forta me politikanë e zyrtarë të lartë shqiptarë që në kohën kur Anna Poggi, ish –punonjëse e këtij misioni, u përfshi në ccështjen e ngritur nga ish –shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, që akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me grupet e trafikantëve të drogës që veprojnë në jug të Shqipërisë.

“Kompania dyshohet se ka përdorur kanale mbështetëse për të hyrë në tregun shqiptar: ka kaluar përmes ambasadës italiane dhe në veçanti nga ish –shefi i polices Anna Poggi (misioni policor italian, Interforce që vepron në Shqipëri). Nëse këto janë gënjeshtra, frut i një fushate helmatisëse, apo të verteta, këtë mund ta vendosin vetëm hetimet e ardhshme. Zyrtari i Interforce, në Tiranë, dyshohet se ka “lidhje familjare” me këtë kompani… Kur shpërtheu rasti i Dritan Zaganit, Anna Poggi u lëviz në mënyrë të çuditshme nga Ministria e Brendshme italiane. Historia e saj ngre disa pikëpyetje: nëse e dinte dhe çfarë dinte për Zaganin, cilat ishin raportet e saj me Tiranën, çfarë e mban “të lidhur” me politikanë shqiptarë të rangut të lartë dhe disa zyrtarë”, shkruante Corriere Della Sera pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?