A janë themele për Park fëmijësh apo për pallate? Duhet sqaruar publiku !
Duken sikur do të ndërtohet një pallat në parkun e liqenit. E nisur si një ndërtim parku lojërash për fëmijë, themelet e betonit dhe hekurit janë duke pushtuar parkun e vetëm të Tiranës, atë të Liqenit Artificial.
Në fotot e publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha duken hekurat e thurur dhe betoni i hedhur, për një ndërtuesë më shumë se 3 katëshe e jo një park lojërash sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Çpo ndodh me Parkun tek Liqeni? Pse nuk tregojnë pse kaq shumë beton e hekura në Parkun Kombëtar? Dikush duhet të sqarojë publikun!