A ka datë për protestën tjetër, në Tiranë?

Dje kryeministri Rama mori goditje fatale nga moria e njerëzve të cilët ishin në masë të madhe, sa zor se mban mend Bulevardi kryesor i Tiranës.

Kishte shumë qytetarë. Mediat botërore e dhanë live dhe iu çjerr maska regjimit të sotëm, ku siç akuzohet, ka marrë pushtetin me votat e blera nga krimi organizuar. Dosjet nr.339 dhe nr.184 janë në prokurori dhe po ziejnë nga brenda me emra ministrash, ish-ministrash, deputetë dhe banda të drogës në pazare për blerjen e votave.

Dje u shënua një fitore e radhës e opozitës në raport me kryeministrin, i cili shfaqet i qetë, por plas nga brenda se e shikon se po shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa atë si kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pyetja shtrohet: Kur do jetë protesta finale në Tiranë? U mor vesh se do ketë nëpër rrethe protesta dhe bllokime, por në kryeqytet vendoset fati politik i qeverisë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe radhën tjetër, finale, nuk duhet të ketë rrotullime nëpër Tiranë, në këmbë, të popullit të revoltuar.

Ndaj duhet data nga lidershipi opozitar, sepse qytetarët e duan datën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?