A ka deklaruar Lulzim Basha në SPAK: Urdhërat për të qëlluar u dhanë nga Berisha?!
Dosja e 21 janarit duket shumë përveluese për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha. SPAK ka fakte e incizime, por edhe materiale të tjera sekrete që kanë mbërritur në zyrën e prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu.
Janë katër viktima nga kjo ngjarje tragjike, është krim shtetror, sepse janë vrarë në Bulevardin kryesor të Tiranës e jo brenda rrethimit të kryeministrisë.
Deri tani ka dëshmuar nga ish-zyrtarët e lartë të asaj kohe Lulzim Basha, ish-ministër i brendshëm. SPAK njoftoi dje se ka nisur fletë thirrje për ish-kryeministrin Berisha, porse lideri demokrat e mohon se ka marrë njoftim, ndonëse edhe publikisht çdo njeri e kishte marrë vesh nga mediat se Berisha duhet të paraqitet në SPAK.
Në të vertetë kjo spërdredhje e Berishës me justifikime se “nuk e kam marrë fletë thirrjen” me shumë ia rëndon situatën para publikut, sepse nëse nuk ka dorë në vrasjet, ai duhej të thoshte vetë, edhe publikisht: Prokuror, më prisni se do vijë edhe pa fletë thirrje!
Por deshmia e Lulzim Bashës mësohet se mbetet përveluese për ish-kryeministrin.
A ka deklaruar Basha në SPAK se ishte kryeministri që drejtonte operacionin e Gardës dhe të Policisë?! A ka thënë Lulzim Basha se “unë isha jashtë loje se kryeministri na tha “jam unë që urdhëroj”?! A ka deshmuar Basha që “unë u shastisa kur u dha urdheri nga LART “të qëllohet”?!
Por ligjerisht përgjegjës mbeten ish-ministri Brendshëm, ish-drejtori i përgjithshën i Policisë dhe ish-komandanti i Gardës!
Vetëm nëse Basha ka ruajtur ndonjë incizim nga radiot e policisë dhe gardës, atëhere përgjegjsia shkon te ish-kryeministri.
|
KOHA JONË SONDAZH

