A mund ta sekuestrojë Prokuroria pajisjen e përgjimit tek Ambasada?

Historia e përgjimit po merr përmasa me të paparashikueshme se sa u mendua në fillim. Prokuroria e Tiranës i kërkon Interforcës t’i vërë në dispozicion aparaturën, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime.Prokurorët e çështjes, kanë përpiluar urdhër sekuestrimin ku me anë të letër-porosisë dërguar autoriteteve italiane, i kërkojnë t’i vënë në dispozicion pajisjen.

Por zyrtarisht ky fakt nuk konfirmohet edhe pse prej dy ditësh hetuesit e çështjes kanë marr kontakt me përfaqësuesit e Interforcës italiane. Në fakt pajisja thuhet se është vendosur për momentin në mjediset e ambasadës italiane në Tiranë dhe Konventa Ndërkombëtare nuk lejon që të hyhet në territorin e një ambasade të huaj për të sekuestruar apo për asgjë pa lejen e ambasadës.

Burimet thonë se duhet të sekuestrohet pajisja që t’i nënshtrohet një ekzaminimi teknik për të parë nëse është në gjendje të bëj përgjimet. Por pa sekuestrimin e saj dhe nënshtrimit të ekspertizës, çështja mund të pushohet për mungesë të provave.

Fakti që nuk e dorëzojnë për ta ekzaminuar nëse ka bërë përgjime apo jo tregon se duhet të kenë përgjime të paligjshme të politikanëve shqiptarë. Por mësohet se janë në sherbim agjentë speciale të SHISH dhe prokurorë me mandat kontrolli dhe sekuestrimi në xhep nëse pikaset se del me ndonjë nga makinat e ambasadës.

SHKARKO APP