Sot prova e parë e PD në Devoll. A do ta lëshojë zyrën kryebashkiaku demokrat?

Sot do të jetë prova e parë qëndrimeve të opozitës lidhur me 30 qershorin. Pas shpërndarjes së mandateve të këshilltarëve nga Kolegji Zgjedhor sot në orën 11:00 do të konstituohet këshilli i parë bashkiak, i Devollit. Në mbledhjen e këshillit do të betohet kryetari i ri i bashkisë që është zgjedhur në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Ai është Eduard Duro i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Por a do ta lirojë zyrën kryetari aktual në detyrë Bledjon Nallbati i zgjedhur para katër viteve si përfaqësues i Partisë Demokratike?

Nëse do t’i referohemi deklaratës së djeshme të Lulzim Bashës që u shpreh se zyrat nuk lirohen, atëherë sot pritet që të kemi një provë force në Devoll, që është rasti i parë i rotacionit.

Sot do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i opozitës përballe një procesi fals si 30 qershori, por që me tashmë ka prodhuar efekte konkrete në bashkitë e vendit.

SHKARKO APP