Adriatik Lapaj merret në polici. Nuk pranon të shkojë te protesta e Berishës. Berisha: Eshtë opozitë e opozitës!

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë të ditur se është proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministria e Shqipërisë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj shfaqet nga komisariati i policisë, ku deklaron se procedimin penal e ka marrë “si medalje”. Sipas tij, masa është marrë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ai theksoi se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimeve në sheshin përpara Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes,” u shpreh Lapaj. Kujtojmë se Lapaj dhe lëvizja që ai drejton kanë organizuar një sërë protestash duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për përfshirje në korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë lideri demokrat e ka përgëzuar për protestën si dhe deklaroi sot se e kam ftuar të vijë të protesta e PD ditën e hënë, por “nuk me pranoi”. Më tej Berisha theksoi se ai dhe të tjerët janë “opozita e opozitës”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?