Adriatik Lapaj: Nëse Berisha vendos të qëndrojnë në shesh, edhe ne jemi aty!

Adriatik Lapaj, kreu i partisë “Shqipëria bëhet”, ka folur sonte nga një cep i sheshit para kryeministrisë, ku ndodhet me mbështetësit e tij, pasi u ka liruar vendin PD dhe partive opozitare.

I pyetur nga media ai tha se nëse Berisha do ta bënte pa flamuj partie protestën, por si protestë e të gjithë qytetarëve, edhe ai do të bashkohej me liderin demokrat.

Lapaj theksoi se Rama rrëzohet vetëm nëse qëndrojmë të gjithë ditë-natë para kryeministrisë deri në dorëheqjen e kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nuk ka sens e rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?