Llalla: Byroja Kombëtare e Hetimit duhet nën varësinë e Prokurorisë

Adriatik Llalla është kunder varesise se Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ministria e Brendshme. Kjo strukturë që parashikohet të ngrihet për të hetuar korrupsionin te zyratrët e lartë nuk mund të jetë në vartësi të Ministrit të Brendshëm. Kreu i akuzës tha në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se prokuroria ka rezerva për projektligjin e miratuar nga qeveria. Këto rezerva – sqaroi ai – janë të njëjta me ato të Unionit të Prokurorëve. Pak ditë më parë Unioni, në një deklaratë publike, shprehej kundër vartësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministri i Brendshëm dhe kundër atashimit të kësaj strukture në Policinë e Shtetit.

Adriatik Llalla: Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë  jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve.

Ndersa drejtori i pergjithshem i policise se Shtetit Haki Çako mbrojti qëndrimin e Qeverisë.

Haki Çako: “Lidhur me strukturen e re të propozuar dhe të kaluar tashmë  me vendim të Këshillit të Ministrave të Byrosë Kombëtare të Hetimit, unë do të thosha qe ajo konsiderohet në një nga strukturat më të rëndësishsmë të policisë, e cila do të synojë investigimin, hetimin, gjurmimin, por dhe sigurimin e provave në kohë rekord për të gjithë individët ose personat qofshin këto edhe të nivelit të lartë që janë subjekt edhe të veprës penale të korrupsionit.  Në këtë kuadër shpresojmë dhe besojmë që falë një bashkëpunimi, i cili është parashikuar  në mënyre konstante në këtë draft, me autoritetin absolut të prokurorisë, për aspektët proçeduriale penale kjo strukturë të japë rezultatet e veta”.

Edhe për opozitën ky ka qenë shqetësimi kryesor. Edhe LSI duket se do të jetë për varësinë e saj nga Prokuroria. PD thotë se këtë ua ka bërë të qartë edhe partnerëve ndërkombëtare, atyre amerikanë në veçanti, por kjo nuk është marrë në konsideratë nga Rama. Qeveria e miratoi javën e shkuar projektligjin për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk e ka dërguar ende në parlament pas kundërshtive të forta që ka shkaktuar në radhët e prokurorëve dhe të opozitës.

SHKARKO APP