Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfundon në prill, agjensitë e huaja kanë filluar prenotimin turistik

“Vlorë – Në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.

Në prill mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë.

Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve, ndërkohë që Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO”- shkruan Edi Rama sot në Ditën e Flamurit.

SHKARKO APP