Agron Duka: Rama, burri me tuta që tallet me gratë. U thotë takoni komshiun

Kryetari i PAA-së, Agron Duka i cili kandidon në listat e Partisë Demokratike ka kërkuar votën e të majtëve të zhgënjyer për opozitën më 25 qershor.

Në një takim në Ishëm të Durrësit, Duka ka kritikuar sjellën dhe qëndrimet e Edi Ramës ndaj elektoratit. Ai i është referuar deklaratave të Edi Ramës në mitingje ku shpesh herë Kryeministri mundohet të bëjë humor me socialistët.

Duka tha se Rama edhe kur bënë humor i lëndon njerëzit me batuta të papërshtatshme.

“Nuk besoj se ka njeri sot që mund të jetë i kënaqur ekonomikisht nga qeverisja e Edi Ramës. Kushdo që ka qeverisur përpara nuk mund të krahasohet me këtë lloj qeverisje. Jo vetëm ekonomikisht që është shkatërruar, por ajo që ne na lëndon është edhe arroganca e tij, mënyra e sjelljes. Një burrë që del me tuta, shko e jep certifikatat e legalizimeve a thua se i ka të shtëpisë së tij. Për më tepër që tallet me ne dhe u thotë grave kur vijnë në mitingje “dëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun”. Këto janë gjëra që nuk na shkojnë për shtat”,- tha kreu i PAA, Agron Duka.

Në mitingjet e fundit, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që fjalimet ti mbush me batuta dhe ngjyrime dialektore të zonave që bënë fushatë. Në Dibër mungohet të flasë si Dibran, në Kukës si Kuksian. Në Tepelenë mundohet të imitojë Gramoz Ruçin, ndërsa në Tiranë dhe Elbasan përpiqet të imitojë të folurin e Shqipërisë së Mesme.

Por shpreh herë Kryeministri përpiqet të bëjë humor të sforcuar duke vënë në lojë edhe pjesëmarrës në takimet e PS. Teme e humorit më e përsëritur është ajo e dallimeve mes grave dhe burra. Në takimin e zhvilluar një  javë më parë Rama u shpreh i emocionuar që merrte pjesë në Forumin e Grave Socialiste dhe tha se nuk mund t’i ngrinte sytë pasi ngatërronte fjalët kur shihte gratë.

SHKARKO APP