Agron Gjekmarkaj: Lezhjanët të kthehen në Lezhë e jo ta mbushim me afrikanë!
Nga Agron Gjekmarkaj-
Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen të punojnë e ndertojnë jeten në qytetin dhe fshatrat e tyre dhe jo t’i zevendesojmë ata me afrikanë. Qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kesaj krize permanente. Qeveria e Edi Rames nuk duhet që këtë krizë ta sjellë në Shqiperi.
Një lajm i befasishem pushtoi dje hapësiren shqiptare. Ai i sjelljes së refugjatëve afrikanë nga Italia në Shqiperi. Ky “nder” do ti bëhej Lezhes më konkretisht Shëngjinit zones turistike kryesore të Veriut dhe Gjadrit. Lezha prej kohesh pret zgjerimin e rruges nga Miloti në Balldre, nga Lezha në Shengjin të cilat janë të pakalueshme duke e shnderruar stinen e veres në mundim të madh. Ky “nder” ju bë Lezhes edhe me refugjatet afgan ndonëse ketu ka një ndryshim i madh. Ata iknin nga lufta dhe persekucioni e pranohej nga të gjithë që kishim të bënim me pjesën më elitare të atij vendi fatkeq, pikerisht me ata që bashkëpunuan me trupat perendimore. Ne vertetë i jemi Italisë shumë mirënjohes per gjithçka ka bërë për Shqiperinë. Secili prej nesh në keto 33 vjet ka perfituar diçka prej saj në ekonomi, në shkollim, në shendetësi,në eksperiencë , në mbeshtetje e shumëçka tjeter. Por ne nuk jemi ëndë gati për të ndermarrë hapa të tillë “mikpritjejë” ndonëse në Kanun e kemi “shtepia e shqiptarit e Zotit dhe e mikut”. Italia mezi po i menaxhon mes shumë polemikash atje dhe kemi të drejtë të dyshojmë shumë për këtu. Afrikanet duan të emigrojnë në Itali dhe në Europë ku ka një debat të madh brënda shoqërisë dhe politikes per tejngopjen që ato po perjetojnë. Në Lampedusa dhe në zonat e tjera të Jugut të Italisë ka rënie drastike të turizmit nga prania e refugjateve dhe shtimi i kriminalitetit. Qeveria e Melonit është në presion të madh nga opinioni publik për menaxhimin e kesaj krize permanente. Qeveria e Edi Rames nuk duhet që këtë krizë ta sjellë në Shqiperi. Sherbimet sekrete të Europes janë në gadishmeri për prurjet terroriste që zbarkimet e veres po sjellin në brigjet e kontinentit. Që më parë me ISIS e tani me HAMAS. Nëse sillen e mbahen në geto ky shnderrohet në problem të madh human e imazhi. Nëse sillen e lihen të lirë është një problem i madh menaxhimi e mundesie kriminaliteti nderkohë që organet tona ligjzbatuese lënë shumë për të deshiruar. Në të dyja rastet ëndrra për turizem e një vendi si Shengjini vritet. Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen të punojnë e ndertojnë jeten në qytetin dhe fshatrat e tyre dhe jo ti zevendesojmë ata me afrikanë. Nëse Kryeministri do ti sjellë me patjeter kunder vullnetit të shqiptarve mos “të respektojë” gjithmonë Lezhen por edhe zonen e tij elektorale. Edhe per shumë vite Shqiperia ka nevojë të kthejë shqiptaret në trojet e veta pastaj të bëjë “sadaka” me vëndet e pasura e mike si Italia.