Agron Gjekmarkaj nuk ka nevojë të bëhet hero, se ai është intelektual

Sonte Agron Gjekmarkaj  nuk u ndje mirë gjatë protetës së PD e cila bllokoi rrugët e kryeqytetit pas orës 17.00. U godit apo u ndje keq, siç mund të ndjehet çdo njeri, kjo akoma nuk është shpjeguar me detaje nga policia dhe selia blu, por sido të jetë fakti që një intelektual i kalibrit shqiptar si Agron Gjekmarkaj është në spital, shqetson çdo njeri normal në këtë vend.

Gjekmarkaj ka integritet dhe kulturë që të mos përdoret, kjo nuk diskutohet nga asnjë. PD e ka vlerë emrin e tij në selinë blu, por ai nuk mund të përdoret për arësye politike se u masakrua nga policia në rrugën e pallatit me Shigjeta.

Nëse vetë Agron Gjekmarkaj pohon se është goditur nga policia dhe për këtë shkak ka humbur ndjenjat e ka përfunduar në spitalin ushtarak, kjo e rëndon policinë e shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por le të presim derisa të verifikohet saktësisht, pasi edhe policia ka pamje të asaj që ka ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi janë dy emrat që i dhanë vulën dhe emrin e PD, Berishës, nga gjykata, ndaj PD-ja të mos nxitohet ta përdorë politikisht gjendjen fizike të Agron Gjekmarkajt, si nënkryetar i parlamentit dhe nënkryetar i PD-së.

Nëse vetë Agron Gjekmarkaj thotë se e ka goditur policia, atëhere ka probleme serioze me demokracinë.

Le të presim derisa ai të flasë vetë, pa rënë në rrjetën e PD-së që don të martizojë gjithëkënd./D.Muçaku/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?