Agron Llakaj përkujton Tanin e Topit: Ai ishte Perandori…ne ishim dhe ushtarë dhe legjionar!

10 vite pa Dritan Hoxhën, themeluesin e ”Top Channel”. Me një mesazh të ndjerë, aktori i humorit, Agron Llakaj, e ka përkujtuar Tanin, siç e thërrisnin rrethi i ngushtë i miqëve, ku nuk ka nguruar as ta cilësojë si Gjeni dhe Gjigandin e ”Top Media”. Llakaj ka ndarë edhe thënien e Tanit, që për të është motiv jete. ”Jeta, koha ecin…secili lufton dhe vrapon në llogoren e tij…,unë e kam kthyer në motiv të jetës dhe profesionit tim thënien e Tij. Vrapojmë! Sot është Dje…,vrapojmë për të kaluar veten se nuk krahasohemi me të tjerët!’. Mes të tjerave, Llakaj e quan Tanin Perandorin e Topit, dhe se ata ishin ushtarë dhe legjionar.

Postimi i plotë i Agron Llakaj:

Sot mbushen 10 vjet të ndarjes nga jeta te Gjeniut dhe Gjigandit të ”Top Media”. Atij që bëri revolucion në ekranin shqiptar e veçanërisht në humorin shqiptar, themeluesi i show-t humoristik “Portokalli”.

Dritan Hoxha, ideator, krijues, kërkues deri në fiksim, për cilësi dhe arritje. Hap dhe vrap për të rendur para të tjereve, jo këtu por dhe përreth nesh, dhe me shtetet më të fuqishme se ne, krijuesi i Digjitalb.

Askush si Ai! Sa talente mblodhi rreth vetes, i mbështeti dhe ju dha mundësinë për tu bërë dhe realizuar, sot ka show të tjerë humoristik dhe të gjithë janë nga akademia e Dritan Hoxhës.

Krenar dhe mirënjohës që kam patur fatin të kem qenë i preferuari i tij me humorin tim! Më dha gjithçka për të bërë gjithçka! Ai ishte Perandori…ne ishim dhe ushtarë dhe legjionar!

Jeta, koha ecin…secili lufton dhe vrapon në llogoren e tij…,unë e kam kthyer në motiv të jetës dhe profesionit tim thënien e Tij. Vrapojmë! Sot është Dje…,vrapojmë për të kaluar veten se nuk krahasohemi me të tjerët!’.

Kaluan 10 vite, 10 vite duke mos besuar qe Ti nuk je…por Ti je! Vrapoj, nxitoj…në jetën time, në punën time…dhe nuk të kërkoj, sa herë hedh sytë lart në qiell, shikoj një Yll…Ai je Ti….

Tan Hoxha i papapërsëritshëm dhe i paarritshëm! Mirënjohje! R.I.P

SHKARKO APP