Agron Shehaj: Nuk ulemi në tryezë me PD kur Berisha bën siç don ai!
Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, në “Opinion” në lidhje me tryezën e kërkuar për një përbashkim të partive të opozitës, tha se nuk bëhet fjalë për tu bashkuar me PD-në e Berishës, pasi ai vepron në interes të tij personal.
I pyetur me insistim nga drejtuesi i emisionit, ai tha prerë se jo me PD. Ne do të punojmë vetëm pa Berishën që të krijojmë besim te njerëzit. Deputeti Shehaj theksoi se nëse nuk na besojnë qytetarët, nuk kemi gjë në terezi.
Pra me pak fjalë deputeti Shehaj e mohoi takimin me partitë e tjera të opozitës, vetëm prej Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

