AK ngriti pyetjen: Çfarë lidhje ka reforma në drejtësi me martesat gay?!
Aleanca Kuqezi ka protestuar sot në mëngjes përpara Ministrisë së Mirëqënies se Blendi Klosit, pasi është kundër martesave të homoseksualëve në Shqipëri dhe ka tentuar ta provokojë ministrin Blendi Klosi me një parullë: “Je Ministri i Punës, jo i Sumës!”
Sipas AK, tre shtete në botë e ndryshuan Kushtetutën për homoseksualët. Miliona euro, mos i harxhoni për “gay”, por për jetimët, u shprehën ata, – se në Europë s’hymë si trans, por si komb europian.”
Protesta e tyre i ka bërë parapritë asaj që dyshohet se do të miratohet bashkë me reformën në drejtësi.
AK ngriti pyetjen: Çfarë lidhje ka reforma në drejtësi me martesat gay?! Dhe kërkoi publikisht që PD dhe LSI të bëhen bashkë për të rrëzuar ligjin për martesat homoseksuale.
Protestuati shprehën indinjatën se imoraliteti i qeveritarëve ka pushtuar Shqipërinë.