A ka ndryshuar Edi Rama apo Albin Kurti për “shkëmbim territoresh”?!

Pas darkës, këtë të premte me kryeministrin shqiptar, Albin Kurti ka mohuar se Edi Rama është pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk është kryeministri i Shqipërisë për shkëmbim territorial dhe gjithashtu ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe dialogun e ardhshëm me Serbinë do ta udhëheq unë si kryeministri i ardhshëm”, u shpreh Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë.

Shpresojmë dhe urojmë të jetë kështu se “Rama nuk është për shkëmbim territorial”, pasi fiton Kombi shqiptar, por Albin Kurti nuk duhet të harrojë se çka thënë e sulmuar dyshen Thaçi-Rama, kur ishte në opozitë në lidhje me këtë projekt ndarje e copëtim të Kosovës. Nëse ka ndryshuar mendim Edi Rama është një gjë e mirë.

Siç dihet publikisht Gjermania ka vendosur veton që nëse pala shqiptare merret me projektin e shkëmbimit të territorëve mes Kosovës dhe Serbisë do t’i bllokojë negociatat. Po kështu duket dhe nga Uashingtoni nuk ka sinjale për ndarje territori.

Ndaj po heshtin Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Por nëse ka ndryshuar mendim Albin Kurti tani që do të jetë kryeministër në Kosovë se gjoja Edi Rama “nuk synon shkëmbim territoresh”, siç ishte plani Vuçiç-Thaçi, atëhere ky është një lajm i keq.

Apo darka me kryeministrin Rama ka patur pije të fortë sa të “delete” edhe ato që kë thënë dikur publikisht?!

 

 

SHKARKO APP