Aksioni në Farkë, Rama: Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në kurriz të komunitetit
Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake ndërhynë sot në një kantier ndërtimi në zonën e Farkës, ku po ngriheshin disa objekte 2-3 katëshe në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit. Me anë të shpërthimit të telekomanduar, IMT ka tentuar shembjen e këtyre vilave.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje, ku jep edhe një mesazh. Për të operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt. Për kreun e qeverisë nuk mund të ndërtosh vila të shtrenjta për qëllime fitimi në kurriz të komunitetit.
”Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

