Aktori i mirënjohur shkodran, Zef Deda: Si ka mundësi që e shëmben atë Godinë Teatri, ku ishte historia e aktorëve më të mëdhenj të Kombit?!

Protesta e artistëve vazhdon për Teatrin Kombëtar. Të gjithë aktorët në Shqipëri e kundërshtojnë atë që bëri Edi Rama duke e shembur në pabesi, tradhti e me synim korruptiv.

Aktori i mirënjohur shkodran, Zef Deda ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë protestës sensibilizuese të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shkodër.

Zef Deda gjatë fjalimit ka puthur muret e Teatrit ”Migjeni” duke deklaruar se nuk ka forcë në botë që ia luan themelet, si një nga trashëgimitë kulturore të Shkodrës.

Më tej Deda ka thënë se shembja e Teatrit Kombëtar ishte pabesi e tradhti dhe shtoi se nëse do të kishin qenë gjithë artistët bashkë nuk do të shembej.

”Vëllezër shkodranë, artista! Nuk ka forcë në botë që të zhvendosin themelet e kësaj (dhe puth muret e Teatrit “Migjeni”).

Me Teatrin Kombëtar, Rilindja luajti në mënyrën më vandale dhe tradhëtare. Po të ishim ne, ju artistët shkodranë, po të ishte gjirokastriti, vlonjati, korçari, të gjithë aty tërë natën nuk do guxonin.

Super komunistët, racistët, të paedukatët e të pakultuarit e Ramës u turrën si mafie.

Edhe në Londër e kanë Teatrin e vjetër, kam luajtur dhe vetë aty, e mbajnë në këmbë. Ndërsa këtu mafia moniste, kriminale, kanabiste e shkatërroi për përfitime të pista dhe arriti deri aty sa të të thonë nuk na duhet më art. Tamam të poshtër janë si Rilindje! Si ka mundësi që e shëmben atë Godinë Teatri, ku ishte historia e aktorëve më të mëdhenj të Kombit?!- tha Zef Deda.

SHKARKO APP