Akuza e rëndë e Jozefina Topallit: Rama-Kryeministër dhe Basha-Kryeparlamentar!

Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD e ftuar te Mirela Milori në ABCnews akuzoi Lulzim Bashën si bashkëpunëtor me Edi Ramën, pasi të dy mbajnë njeri tjetrin në pushtet, sepse edhe Basha është në pushtet, se ndan paratë me kryeministrin e PS-së.

Më tej Jozefina Topalli tha se kur studentët për afro një muaj u ngritën kundër kryeministrit dhe e rrëzuan gjysmën e qeverisë, ndërsa Lulzim Basha prej 6 vitesh nuk arrin të rrëzojë kryeministrin Rama.

Topalli theksoi se Edi Rama dhe Lulzim Basha do të hyjnë bashkë në një bashkëqeverisje të re, ku Rama do jetë kryeministër, ndërsa Lulzim Basha si kryeparlamentar.

Ky ishte varianti sekret, sipas Jozefina Topallit, e cila foli dhe akuzoi, por asnjë ide nuk ofroi për të gjetur zgjidhje. E pyetur nëse do të krijoni parti të re, ajo u përgjigj se nuk besoj.

Në fakt akuzat ishin të rënda, por deklarata e saj, se nuk do të angazhohet për të ndryshuar gjëndjen, nuk janë tregues i një ish-luftetarje të PD-së.

Nëse këto akuza të Topallit rezultojnë të verteta, atëhere kjo mbetet shkatërruese për PD-në. Por për të rrëzuar këto akuza publike, duhet që Lulzim Basha me datë 16 shkurt të tregojë se do ta përmbysë kryeministrin. Nëse e rrëzon me popull, akuzat e Topallit dhe të tjerëve, zhbëhen.

SHKARKO APP