Akuza për makinën. Basha i përgjigjet Ballës: Do të fusja një grusht, por të prekësh mutin bëhesh pis
Përplasje të ashpra ka pasur sot në kuvend mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Basha ka reaguar ashpër pas akuzave të Taulant Ballës, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij Viktoria që sipas Ballës tregon se pronari i projektit të Unazës se Re është kumbari i familjes së Bashës.
“Instinkti i parë është instinkti i prindit dhe do të fusja një grusht tani. Por të prekësh mutin bëhesh vetë pis”- tha Basha nga foltorja në Kuvend.
Duke qëndruar në këtë linjë Basha tha se automjeti i tij marrë në kompaninë Metrin, ku pronar është një durrsak i ndershëm. “A e kuptuar se pse nuk e votojnë vettingun? Reforma në drejtësi as nuk e ngadalëson, as nuk e plotëson, është paralel. Vettingu i largon politikanët nga politika përsa kohë që tregon lidhjet e tyre me krimin. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me mut si parafolësi që të ndryshojë këtë, ose doni vettingun në politik që të pastroheni nga kova, ose ndryshe e kuptojnë shqiptarët. Se do Balla vetingun, pasi është i pari që digjet. Mjaftojnë tabulatet e tyre për të parë se kanë kontakte me krimin e organizuar. Gjetët simbolin e atij që largon vettingun në politik për t’u thënë shqiptarëve se pse nuk e doni vettingun. Shqiptarët nuk janë budallenj, sot ndahet ata që duan të pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin. Automjeti im është në listë prej 6 vitesh, në një kompani që quhet Metrin, që nuk është pjesë e asnjë oligarku, por e një pronari durrsak të ndershëm”, tha Basha.
VIDEO/Deklarata e Lulzim Bashës
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1912971742144455/
Akuzat e Taulant Ballës lidhur me makinën e kreut të PD u bë në nisje të sancës së Kuvendit: “Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije”, tha Balla.
VIDEO/Deklarata e Ballës
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/360501668060061/