Akuza/Topi, Basha dhe Kryemadhi: Edi Rama i lidhur me bandat mafioze

Akuza shumë të rënda janë lëshuar nga studio e TV Klan në emisionin e Blendi Fevziut, ndaj kryeministrit Rama.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur me emra duke akuzuar kryeministrin Rama se po përdor emra të botës së krimit për të mbajtur pushtetin. Sipas Bashës, ngjarja e Lushnjës ka lënë në hije arrestimin e një personi të kërkuar nga Italia për trafik droge. Sipas Bashës ai është Durim Keçi i cili u arrestua pak ditë më parë ka pasur mbrojtje të fortë politike. Ai ka treguar edhe disa foto të tij në krah të ministrit Blendi Klosi.
“Edi Rama personalisht ka hequr këtë emër nga lista e të kërkuarve. Vetëm një javë më parë ai u arrestua. Dhe e dini pse? Në Shijak ka dalë një familje më e fortë se Durim Keçi që është familja Avdyli” – tha Basha.
Basha tha në një intervistë për emisionin “Opinion” se Durim Keçi ka ndihmuar Ramën për të fituar zgjedhjet në Durrës.
“Gjatë zgjedhjeve Durim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatët. Pse është arrestuar tani? Ai i tha se “nuk ka bir nënë që të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër”. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushteti Rama dhe Vangjush Dako” – tha Basha i cili ka treguar edhe disa foto.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisioni ‘Opinion’ kryetarja e LSI ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

“Pa pike turpi shikojmë dhe një kryeministër që të kujton Kim Jong Un po që është version i gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhemb. Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejtë një diktature” , u shpreh Kryemadhi.

Prononcimi i Kryetares së Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion”

A ka një koordinim midis jush dhe PD për situatën në parlament?

Patjetër që grupet parlamentare kanë filluar të rakordohen përsa I përket bashkëveprimit opozitar në Parlament. Jo më larg, por në seancën e kaluar kur ne diskutuam çështjen e amendimeve përsa I përket projektligjit që erdhi për Vettingun. Kjo ishte hapi I parë, ndërkohë që kemi pasur dhe bashkërendime të tjera, po I përsa I përket bashkëpunimit sigurisht që kjo do të kërkojë kohën e vetë. Unë do të doja të theksoja diçka për të mbështetur z.Basha përsa I përket qëndrimit të z.Ruçi sot në Parlament. Është e dyta herë që z.Ruçi bën një veprim të tillë.

Kur nga deputetët kërkohet fjala për procedurë, ai nuk zbaton rregulloren. Është neni 49, pika 1 e Rregullores kur çdo deputet kërkon të drejtën për procedurë. Të njëjtën gjë bëri z.Ruçi përpara një jave kur z.Vasili I kërkoi të drejtën për procedurë, dhe ai nuk I dha fjalën. Karrikja e kryetarit të parlamentit nuk është e z.Ruçi. Ai është aty vetëm për të zbatuar rregulloren. Arroganca që kërkon maxhoranca të bëjë duke mbyllur gojën njerëzve, është e tmerrshme.

Dhe kjo vjen si rezultat I euforisë që atyre u është krijuar nga krimi dhe bandat të cilat çdo ditë e më shumë kanë kapur çdo segment të shtetit shqiptar. Ajo sjellje që ka treguar sot z.Ruçi në Parlament tregon çdo ditë e më shumë se si është kapur ky shtet. Mos harrojmë sot, dhe pa pikë turpi shikojmë dhe një kryeministër që të kujton Kim Jongun, por është version I gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhëmbë. O Zotëri, si mund të shash nëpër dhëmbë?! Nëse ne do të kërkojmë fjalën për procedurë, do përjashtohemi nga parlamenti?!  Pra, po them çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt një diktature. E kam thënë dhe e them, Shqipëria është një vend hibrid që ndahet mes diktaturës dhe një vendi tjetër që nuk e dimë se çfarë është.

Ka deputet të Partisë Socialiste që kanë konfirmuar që z. Ruçi po zbaton rregulloren dhe ai që shkel rregulloren është ish kryetar i Kuvendit dhe bashkëshorti juaj, ilir Meta.

Ilir Meta ka bërë më shumë gabime se z. Ruçi se njëlloj janë prandaj kemi dhe këtë situatë që është sot në parlament. Por dua të them që më vjen për të qeshur kur mendoj se ka deputet të Partisë Socialiste që mendojnë një gjë të tillë. Jam e bindur që deputetët me eksperiencë dhe ata që janë të përgjegjshëm të Partisë Socialiste, nuk mund ta mendojnë një gjë të tillë. Sepse fundja fundit, opozita çfarë ka? Opozita fjalën ka ,s’ka gjë tjetër. Po tani kriminelë janë dhe nuk ju vjen mirë kur i thonë kështu. Kjo gjë do të ndodhë. Do fillojnë t’i mbyllin gojën dhe deputetëve, pastaj do fillojnë të mbyllin sheshet. Më vonë do shikomë administratën që do dalë me parulla siç dolën sot për vendosjen e TVSH-së ndaj biznesit të vogël, me parulla që kundër informalitetit po do t’i shikojmë poshtë popullit, kur të dalë gjithë administrata që janë kundër popullit shqiptar .
Çdo bëni znj. Kryemadhi? Do rrini tek shkallët e Kuvendit dhe do ankoheni që Gramoz Ruçi s’iu jep fjalën?

Ne do të sinkronizohemi sepse kjo nuk ka të bëjë sa i përket bindjeve politike. Unë jam e bindur që z. Basha, jo vetëm ai por çdo qytetar shqiptar nuk do të pranojë që ky vend të qeverisesh nga bandat e krimit të organizuar. Unë e kam thënë gjithmonë që z. Rama është rrezik kombëtar dhe po kthehet rrezik rajonal. Kjo është një  këmbanë alarmi për gjithë shqiptarët dhe mediat por edhe për Lorencin aty se atë e shkarkuam se gjykoi në ajër aty në parlament. Për të gjithë kjo është këmbanë alarmi për çdo gazetar, shqiptar, për çdo të ri dhe të re, për çdo prind, çdo gjysh e gjyshe. Ky vend po masakrohet. Bandat po marrin në zotërim territoret. Po rizgjohet konflikti i tyre, po rizgjohen interesat e tyre. I dhanë shërbim Edi Ramës më 25 qershor, i shërbyen atij në maksimum dhe tani kërkojnë haraçin ose pjesën e tepsisë. Jua kërkojë këtë juve që i jepni kohë. Vërtet pronarët e mediave kanë interesa tenderash dhe tendera ekonomike. LSI ka kërkuar luftën kundër drogës dhe futjen e ushtrisë dy vite më parë. Dhe ju e dini shumë mirë se si Edi Rama e shkarkoi z. Manjani si Ministër Drejtësie.

 Me aprovimin e z. Meta….

Po pse z. Meta nuk është fajtor? 

Z. Meta është po aq fajtor dhe Lorenci që është sot I pranishëm në studio, që ka qenë këshilltar i z. Meta në Parlament janë po aq fajtor që nuk hapën gojën dhe mbyllën sytë. Lenci mund të flasë shumë mirë siç flet për gjera të tjera, mund të flasë dhe për krimin e organizuar. Kur kemi kërkuar ne si LSI ndërhyrjen e ndërkombëtarëve apo dhe ndërhyrjen e mediave për të denoncuar krimin që po ndodhte në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit, të gjithë e merrnit me sportivitet. Mos u çudisni kur t’iu vinë banditët nëpër shtëpia dhe t’iu thonë dilni se do ta marr unë këtë shtëpi se do ta bëj lokal. Ka filluar të ndodhë në Fier, në Elbasan, po i nxjerrin njerëzit nga shtëpia sepse i kanë shtëpitë në vende shumë të mira për ti kthyer në lokale që mund të shërbejnë si qendra shpërndarje të drogave për brezin e ri.

Fotografitë që nxorri z.Basha duken shumë të rënda…

Fotografitë janë shumë të rënda dhe Prokuroria duhet të fillojë menjëherë çështjen për këtë gjë. E para njëherë duhet të iki z.Blendi Klosi nga ministër, duhet të japi dorëheqjen, të tregojë që është i ndershëm, nuk ka lidhje me të.

Fakte të tilla hidhen në një studio televizive, ndërkohë që duhet të shkoni menjëherë në prokurori…

Ke shumë të drejtë në këtë që thua, por Opozita është vetëm një zë. PD është një zë i fuqishëm, LSi është pak më i dobët, por edhe ajo do japë kontributin e saj. Por mund të jeni dhe ju si media shumë të rëndësishëm në këtë histori. Fronti kundër krimit të organizuar nuk ka të bëjë me partitë politike, fronti kundër krimit të organizuar ka të bëjë me shqiptarët dhe të fëmijëve të shqiptarëve.

Flet edhe Bamir Topi

Në cilësinë e ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi thotë se deklaratat e Lu për kriminalitetin më së pari duhet të alarmonin politikën dhe më pas Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Topi tha se klanet nuk mund të ekzistojnë jashtë lidhjeve me politikën.

Topi: Është në vullnetin e Presidentit por para se të mblidhet Këshilli i Sigurisë duhet të mblidhet politika. Nëse bëhet fjalë për klane ato nuk ekzistojnë jashtë lidhjeve me politikën. Sot nëse ti je i lirë të veprosh dhe ke terren për të ndërtuar një rrjet kriminal kjo bëhet nën hundën e institucioneve, atyre që kanë detyrë të mbrojnë dhe ruajën rendin kushtetues. Jemi 2.5 milion njerëz se të tjerët po ikin. Nëse nuk kontrollon kaq njerëz që janë sa një rrugicë e Pekinit atëherë për çfarë je ti? Lidhjet nuk janë më lidhje të gjata por janë lidhje të shkurta. Kurajo duhet të jetë shumë e madhe që të vazhdojnë dhe japin këtë lloj situate në Shqipëri.

Topi ka bindjen se reforma në drejtësi do të bëhet.

Topi: Reforma në drejtësi do të bëhet sepse shoh interesin e partnerëve strategjikë. Mund të vonojë për intersa të caktuara por nuk ka shans të mos bëhet. Është një reformë shumë e rëndësishme që duhet të shkojë paralelisht me reforma të tjera. Nuk ka asnjë lloj shansi për tu penguar si reformë.

Tensionet në Kuvend

25 vjet këtë klimë kemi, është një sëmundje që është futur në një shtrat kronik. Nëse kishim pritur që gjërat të shkonin mirë po shohim që edhe formatimi dhe funksionimi i parlamentit po shkon më keq. Nga mazhoraca një lloj formati arrogant.Politikanët kur janë të fortë numerikisht janë arrogant, kur fillojnë dhe bien bëjnë tjetër gjë. Shoh një opozitë që është totalisht destrukturuar. Gjëja që duhej shfrytëzuar në favor të opozitës po kthehet në disfavor. Duke dashur të krijojë tensione.

Reforma zgjedhore

Kjo politikë jo vetëm ka shkatërruar sistemin zgjedhor, por nuk kam më besim.Kanë pasur shansin për ta realizuar. Problemin nuk e kam tek e djathta që nuk funksionon e kam në nevojën që ka vendi të ketë dhe të majtë, dhe të djathtë dhe të qendrës. Kanë zhdukur skemën klasike politike dhe janë dy individë që bëjnë listat, organizojnë grupet parlamentare, bëjnë të gjithë rrëmujat e mundshme, diskutojnë gjërat sipërfaqësore nuk diskutojnë situatën e ekonomisë, krimit në Shqipëri, historinë e kanabisit. Kur e duan e përdorin kur nuk e duan se përdorin. Nuk e kam me mazhorancën sot, ka njëmijë pika të dobët për tu kritikuar por e kam me mungesën e plotë të opozitës në Shqipëri, nuk ka opozitë.

Marrëveshja Rama-Basha

Nuk ka pasur marrëveshje Rama Basha, ka pasur inerci të marrëveshjes Rama-Berisha të prillit 2008 që shkatërroi bazat e demokracisë në Shqipëri dhe futi partitë politike nën diktatin absolut të liderve të partive poltike që bëjnë rregullin, i kanë kthyer partitë në kazerma, bëjnë listat, vendosin njerëz preferenciale dhe kanë përjashtuar nga parlamenti elitën politike.Prandaj Kuvendi është në këtë gjendje, tentojnë ta dekriminalizojnë por nuk është elita intelektuale politike ajo që përfaqësohet sot në parlament.

 

SHKARKO APP