Alarm në aeroportin e Rinasit.NATO ngre avionët luftarakë për sulm

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OJN-duEsAFE” width=”560″ height=”315″]

Eshtë mësuar nga mediat e huaja për alarmin në aeroportin e Rinasit dhe në shtabin e NATO-s për një avion që nuk komunikonte me asnjeri. Si rregull aeroporti i Rinasit duhej të pronocohej për mediat e jo të merrej lajmi nga mediat e huaja. Rinasi ishte nën alarm.

Një avion me 140 pasagjerë në bord i nisur nga Franca për në Kuvajt kishte humbur kontaktet sapo kishte kaluar Kroacinë. Thirrjet e kullave nga Roma dhe Athina në drejtim të avionit kishin qenë të shumta, por askush nuk ishte përgjigjur. Frika është shtuar shumë pas rrëzimit të avionit egjiptian para dy ditëve e ku dyshohet se është një akt terrorist nga ISIS. Ndaj fakti që avioni nuk përgjigjej thirrjeve urgjente të kullave Rinas, Romë dhe Athinë ka krijuar dyshimin se avioni ishte rrëmbyer.

Menjëherë nga Italia mësohet se ishte kërkuar që kulla shqiptare e Rinasit të kontaktonte me avionin, por askush nuk ishte përgjigjur. Në këtë kohë mësohet se ishin njoftuar kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras dhe ai italian, Matteo Renzi. Pas kësaj ishte vendosur alarmi edhe në Shqipëri, pasi dyshimet çonin në faktin se avioni mund të ishte rrëmbyer. Frika ishte se mos avioni mund të godiste Vatikanin, nëse ishte i rrëmbyer, ndaj NATO ka urdhëruar shoqërimin e tij ose nëse ka objektiv Vatikanin të goditej.

largea_avioni-81463772019

Aeroporti i Rinasit mësohet se ishte vënë në gatishmëri, bën të ditur kanali televiziv grek Alpha. Për shkak se askush nga avioni nuk përgjigjej, alarmi i kuq ishte ndezur edhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Ishte lënë një linjë e hapur komunikimi, ndërsa Greqia kishte ngritur në fluturim dy avionë F-16, që i ishin vënë pas avionit me 140 pasagjerë. Edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qene ne linje me partneret e NATO-s, pasi dyshohej per avion te rrembyer apo per mundesi goditje nga avioni, qe udhetonte mbi Shqiperi .

Avionët luftarakë të ngritur pas një ndjekje avionët i janë afruar “Boingut” dhe kishin parë se dy pilotët ndodheshin në vendin e tyre. Ata kanë nisur kontaktet me dy pilotët dhe më në fund kanë komunikuar. Dy pilotët mësohet se kishin qenë në gjumë për shkak të lodhjes, ndërsa avioni ishte duke u drejtuar nga piloti automatik.

Pasi është verifikuar gjithçka ka rënë dhe alarmi, ndërsa avioni ka vazhduar fluturimin e tij për në Kuvajt. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme, por kjo shkaktoi alarm në Itali, Greqi, Shqiperi , kurse në NATO u ndez sinjali i alarmit maksimal. Sipas kanalit televiziv grek dyshohej se ishte rrembyer përderisa nuk komunikonte asnjë nga pilotët.

SHKARKO APP