Alarmante/Gazetari Artan Hoxha: Hakerat iranianë kanë marrë edhe serverin e sistemit bankar!

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha deklaroi në Abcnews se hakerat iranianë kanë marrë sistemin bankar dhe se po sulmojnë pak nga pak.

“Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë futur thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh.  

Lufta është mes Iranit dhe Muxhahedienëve, por viktima jemi ne, shqiptarët. Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Na kanë marrë çdo server për 14 muaj, jo vetëm që kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Na kanë marrë hipotekat, aluznin dhe serverin e sistemit bankar. Ata po sulmojnë pak nga pak. Persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala”, tha Artan Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?