Alarmi i shoqërive turistike: Turistët e huaj dhe kosovarë po prishin rezervimet
Shoqatat e turizmit si dhe biznesi shqiptar kanë dhënë alarmin prej krizës politike e cila sapo vjen e rritet duke shkuar në përplasje civile me datë 30 qershor. Kokëfortësia e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit i vetëm, pa opozitën, si dhe vendosmëria e opozitës për të mos lejuar mazhorancën të zhvillojë votime farsë, do të sjellë një kaos social dhe politik ditën e fundit të qershorit. Por konflikti i datës 30 qershor nuk do të ndalojë edhe në korrik e gusht, ndaj turistët e huaj duke ndjekur zhvillimin e konfliktit politik në Shqipëri kanë filluar të prishin rezervimet e bëra në hotelet e vendit. Po kështu kanë filluar të tërheqin rezervimet në muajt e verës edhe kosovarët, që sipas disa agjensive turistike kosovare, po ikin nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe Malit të Zi.
Disa drejtues të shoqatave të turizmit në Shqipëri kanë bërë thirrje kryeministrit të ulet me opozitën në gjetjen e zgjidhjes. Ulja e numrit të turistëve këtë vit do të sjellë më pak të ardhura për bizneset e turizmit si dhe duke rritur papunësinë. Si rregull në sezonin e verës ka punësime sezonale, por kriza politike duket se do të sjellë që turizmi do ta pësojë shumë, aqsa efektet negative do të ndihen nga fundit i vitit.