ISIS paralajmëron sulme Festivalit të Këngës në “Eurovision” në Suedi

Shërbimet e sigurisë në Suedi kanë paralajmëruar se tetë pjesëtarë të ISIS’it kanë mbërritur në Stokholm për të kryer një sulm masiv terrorist. Detektivët thonë se shënjestër për sulm është Eurovizioni, i cili mbahet më 14 maj.

Eurovizioni do të mbahet në arenën Globe e cila mban më shumë se 16 mijë njerëz, shkruan Daily Star, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, menaxheri i këtij festivali, Jesper Eckinger ka thënë se janë duke punuar me policinë. Sherbimet e sigurisë janë në alarm pasi ky festival shikohet në mbarë botën e mbetet një synim i ISIS.

SHKARKO APP