Marrëveshja. Plas sherri në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike
Burime të mirëbesuara në selinë e PD dhe në qeverinë e Ramës tregojnë për një pakënaqesi të madhe ndër radhët demokrate dhe socialiste për Marrëveshjen-Pazar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Nëse do të ishte sipas paketës Mc Allester asnjë nuk do të kishte fjalë për të thënë, por fakti që takimi Rama-Basha u konvertua në një ndarje torte nga pushteti, duke i dhënë PD-së drejtoritë më të mëdha të cilat nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet dhe standartet e zgjedhjeve, ka bindur këdo në Shqipëri se u bë një Pazar me pronat e postet shtetrore. I humburi më i madh mbetet Lulzim Basha, që nga lider që trumbetonte vlera demokracie dhe patriotizmi, u konvertua në një pazarxhi.
Turp i madh!
Në selinë blu, përveç një pesimizmi pas mbylljes së çadrës sapo morën drejtorët e OSHEE, të AULIZNI, të Ipotekave dhe Rrugeve rurale dhe zhgënjimit se si “Republika e re” përfundoi në një “mejhane të re tenderash” ka filluar edhe lufta mes njeri tjetrit se kush merr postet e dhuruara me hile nga Edi Rama. Grupi antiBasha në parime i kryesuar nga Topalli-Bregu-Patozi janë të shokuar nga mënyra se si përfundoi çadra e lirisë në një “Pazar Miloti”. Akoma nuk dijnë ç’të thonë, veçse mumurisin me vete se “Ç’paska qenë dhe ky Luli!”.
Ndërsa më serioze mbetet situata në selinë e qeverisë. Keqshpërdorimi që kryeministri Rama u bëri disa ikonave të PS-së që i hoqi për të ruajtur karriken e tij si Saimir Tahiri, Blendi Klosi, etj dhe kur nuk i doli skema me Bashën hodhi në tregun kinez të ditës dhe ministrin me karizmatik dhe profesionist në PS, Fatmir Xhafën; pra gjithë këto lëvizje kuptohen si lojë me kokat e tyre për të ruajtur bythën e tij. I përdori dhe i hodhi pa iu dridhur syri. Fatmir Xhafa ka një karrierë në PS si një njeri që ka dhënë gjithçka ka nga jeta e tij profesionale dhe dinjitetin e tij, për hir të së majtës. Dhe hidhet për dy muaj sikur të ishte një njeri pa vlerë. Ka plot pakënaqësi në PS për mënyrën se si e menaxhon qeverisjen me PD, ka dilema se mos pazari mbetet edhe pas zgjedhjeve për një bashkëqeverisje katër vjeçare, edhe pas zgjedhjeve. Pra me PD.
Tani është kuptuar se Lulzim Basha bëri gjithçka për të marrë pushtet me presion (realisht e mori) dhe dallohet qartë se Edi Rama bën dhe flak gjithçka për të ruajtur karriken e tij personale si kryeministër. (Marr nga www.albanianews1.al)
http://albanianews1.al/marreveshja-pazar-plas-sherri-ne-ps-dhe-pd/