Albin Kurti as nuk e priti dhe as nuk e përcolli nga Kosova, Edi Ramën
Ajo që ndodhi dje në Prishtinë, ku shkon një kryeministër nga Shqipëria dhe kryeministri kosovar nuk duket gjëkundi, kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk për të ndodhur në histori.
Eshtë pak ajo që tha ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj se “sjellja e Kurtit nuk është prej burri shteti dhe politikani vizionar. Ai duhej të takohej me Ramën dhe të flisnin për procesin e Berlinit”.
Albin Kurti nuk respektoi asnjë Kod e zakon shqiptar. Mund të kishte të drejtë në disa gjëra, por ato bisedohen dhe thuhen në sy e jo duke u fshehur.
Aq me tepër që Kosova ndodhet në ditët e saj më të vështira që prej shpalljes së Pavarësisë. Albin Kurti ha humbur SHBA, nuk e mbështet më BE, as kryeministrin e Shqipërisë mëmë nuk e priti; e kush do ta ndihmojë kryeministrin Kurti?!
Zoti qoftë me Albin Kurtin, por as Zoti nuk të do nëse humb të gjithë miqtë!