Albin Kurti drejt humnerës

Pas muajsh kokëfortësie dhe mosnjohje të realitetit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po shkon drejt rrënimi final. Sot ai nuk arriti të miratojë qeverinë e re.

U rrëzua!

Kishte muaj që nuk pranonte kompromis me parti të tjera që të shpëtonte Kosovën nga destabiliteti ekonomik dhe sherrnaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

E për çfarë? Për hir të karrikes kryeministrore për të cilën po djeg veten, Kosovën dhe humbi kuota në BE si shtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albin Kurti kur erdhi në pushtet me vota të shumta ishte një dritë e re në sytë e njerëzve, sepse menduan se do të ishte drejtues tjetër, që vinte interesat kombëtare mbi ato personale.

Por pushteti e joshi, harroi parimet dhe mendoi si një marksist se “ai është bota shqiptare”, ndërkohë që hyri në konflikt me BE dhe veçanërisht me SHBA.

Ai kishte shansin të vinte interesat e Kosovës duke gjetur udhë kompromisi tash sa muaj, edhe sikur të mos ishte ai kryeministër, por duke krijuar koalicion sa me të madh dhe se do të ishte ballëlart para kosovarëve.

Ai hyri në konflikt me këdo, mendonte e vepronte si komunist marksist.

Dhe humbi!

Humnera po i afrohet. Kur bie nga lartësi e madhe edhe kocka thyhen./Spiten Prulli/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?