Albin Kurti mbërrin në Tiranë, qindra e qindra njerëz e presin te “Millenium”

Albin Kurti, heroi i fitores historike në Kosovë, pas disa vitëve të gjata në opozitë dhe në luftë me mafien kosovare, por edhe politikën e Tiranës që mbështeste copëtimin e trojeve të Kosovës, këtë të dielë ai ka mbërritur në Tiranë. Ai do jetë kryeministri i Kosovës.

Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, pasditen e kësaj të diele, Albin Kurti mbërriti në kryeqytet, në Kinema Millenium.

Për herë të parë, një parti politike e Kosovës vjen në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj. Festa e fitores së tij në Kosovë, e cila po zhvillohet edhe në Tiranë, tregon popullaritetin e VV kudo në shtetin shqiptar. Duket se Vetvendosja e Shqipërisë, e cila momentalisht është si shoqatë, por do të konkurojë në zgjedhjet e pritshme të parakohshme në Shqipëri. Kësaj i frikësohet shumë kryeministri Rama, presidenti Thaçi, e pse jo edhe parti të tjera në Tiranë.

Albin Kurti me fitoren e tij në Kosovë ka shkurtuar duart e Edi Ramës që zgjateshin deri te presidenti Thaçi në Prishtinë.

Duke komentuar takimin në Novi Sad të kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Presidentit të Serbisë për “minishengenin ballkanik”, kreu i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër të Kosovës ka dhënë një mesazh të qartë: Kujdes me Serbinë!

“Mendoj që duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë meqenëse dihet se çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve nga njëra anë dhe dihet që para tre viteve tentoi një puç në Maqedoni të Veriut por i dështoi, një puç bashkë me Rusinë. Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, ka thënë Albin Kurti në Tiranë.

SHKARKO APP