Aleati i PS, Milo: Dështuam të bëjmë shtet. Jemi njëlloj si me Berishën

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale dhe aleati i Partisë Socialiste, Paskal Milo nuk i fsheh më rezervat ndaj Kryemnistrit Edi Rama dhe qeverisjes. Gjatë mbledhjes me strukturat e PDS, Milo tha sot modeli shqiptar i ndërtimit të shtetit, ka dështuar.

Situata është si në kohën e “qeverisjes Berisha”, tha Milo, i cili shtoi se, në seancat parlamentare të së enjtes ka vetëm papërgjegjshmëri dhe pandershmëri.

“U lejuan kastat e degjeneruara politike e bandat mafioze… Duhet revolucion, por jo i dhunshëm si ai që kërkon Berisha…” deklaroi Milo. Kreu i PSD-së u ndal edhe te zhvillimet e fundit të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se shqiptarët janë ndihmuar nga të huajt, por dhe janë shfrytëzuar prej tyre. Ndërhyrja dhe presioni i SHBA-ve dhe BE-së është turp për politikën shqiptare, tha Milo, që sipas tij, tregon cënim të sovranitetit të vendit. “Por për këtë nuk janë fajtore Lu e Vlahutin, por Kuvendi e kryesisht PD”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale dhe ish ministër i  Jashtëm, thotë se Shqipëria është shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Ai deklaroi se misionet diplomatike nuk mund ta identifikojnë Shqipërinë me këtë katundari politike.

“Misionet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë kanë arsye të jenë të lodhur, të zhgënjyer e të zemëruar me klasën politike shqiptare dhe me disa pseudo deputet. Ata nuk e identifikojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me këtë katundari politike e parlamentare. Ndaj edhe i bëj thirrje ambasadorit mik amerikan, që për hir të kokëfortësisë së Berishës apo të skifterëve të tjerë të politikës shqiptare, krahët e të cilëve duhet të ishin prerë me kohë, të mos kapërcejë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik, sepse Shqipëria mirë apo keq, ka qënë dhe mbetet një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, sovraniteti i të cilit duhet reskpektuar në të gjitha rrethanat. Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi “kështu i do mushka drutë”, por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike”, tha Milo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?