Alex Soros mrekullohet me kryeministrin Edi Rama dhe vizionin e tij

Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, njeriu që po merr Perandorinë botërore të biznesit, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama.

Alex Soros ndodhet në Shqipëri, në një vizitë që po zhvillon në rajonin e Ballkanit ku është takuar me liderët e disa vendeve. Takimi me Ramën është zhvilluar në zyrën e Kryeministrit shqiptar. Fotoja është publikuar nga Alex Soros në adresën personale në Instagram.

Djali i miliarderit shprehet me superlativa për vizionin e Edi Ramës si Kryeministër. Gjithashtu ai vlerëson dhe zyrën e kreut të qeverisë, e cila shquhet për pikturat shumëngjyrëshe.

Ishte kënaqësi të takoja kryeministrin shqiptar, vizionarin Edi Rama në Tiranë, në një nga zyrat më unike dhe më të ngrohta që një kryetar qeverie mund të ketë. Nuk mund të presësh më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit”,- shkruan Alex Soros në tekstin që shoqëron foton e tij me Edi Ramën.

Alex Soros ka tre dite që ndodhet në Tiranë, një ngjarje kjo, pasi si rregull një njeri i tillë me kaq shumë peshë botërore në perendorinë e biznesit, nuk ka pse qendron kaq gjatë në Shqipëri.

Dihet se Xhorxh Soros është një mik i vjetër i Edi Ramës. Pse Alex Soros po qëndron kaq gjatë në Tiranë në këtë fundvjeshtë zor se do të merret vesh e verteta, ndonëse hamendjet mediatike thonë se ka ardhur pikërisht për kryeministrin që ta shpëtojë nga gropa që i solli Tahiri.

Alex Soros shquhet për intelegjencën dhe shkathtësinë në zgjidhjen e halleve të liderëve dhe shteteve, ku Perandoria Soros ka, qoftë edhe një zyrë.

Edi Rama dhe Alex Soros

SHKARKO APP