Alex Soros në Tiranë, djali i “perandorit” botëror të biznesit, Xhorxh Soros
Perandoria Xhorxh Soros investon në botë për kulturë, demokraci dhe progres. Nga kjo perandori ka dalë një pinjoll me emrin Alex Soros, i cili ndonëse shumë i ri, por shquhet për zgjuarsi dhe profesionalizëm e që mahnit krejt botën e biznesit. Soros i ri ka qenë pardje në Beograd ku takoi presidentin Vuçiç, ndërsa nga dje ndodhet në Tiranë.
Ishte vetë Alex Soros që ka postuar dje foto nga Tirana, ndërsa sot ai po drekon me një nga miqtë e tij, nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. Mazniku njihet për lidhjet e tij të forta me Soros. Thuhet se është pjellë emblematike e Xhorxh Soros në lidhje me aftësitë e tij menaxhuese me temperament perendimor.
Nuk dihet arësyeja e ardhjes se Alex Soros në Tiranë. Soros dhe Rama janë takuar pak kohë më parë në SHBA, ku ka qenë vetë i biri, Alex, që e ka bërë publik lajmin ndërsa nga kryeministria nuk kishte asnjë njoftim.