Altin Dumani-raportim korrekt para deputetëve

Kreu i SPAK ndodhet në parlament që prej orës 10.00 paradite e deri në ora 19.00 pasdite. Gjatë paradites deputetët e opozitës krijuan sherrnajë me kryeparlamentarin Niko Peleshi për mënyrën se si duhet të bëhen pyetjet nga deputetët karshi Altin Dumanit.

Por vetë kreu i SPAK foli dhe sqaroi, iu përgjigj çdo pyetje, edhe provokuese, ndërkohë që shikonte në sallën me deputetë, ku pakkush e di se cilët po hetojnë si SPAK kohët e fundit; por duhet pranuar se Altin Dumani ishte në lartesinë e duhur si profesionist, ndërkohë foli qartë e rrjedhshëm ndonëse kishte mbi 70 pyetje nga me problematike të jetës politike.

Ishte sprovë e vështirë e tij, pavarësisht se e kaloi me sukses e qetësi, duke patur parasysh se aty në sallën e parlamentit ishte drejtësia dhe mafia, ishin shkelësit e ligjit që janë nën hetim të plotë apo që ndodhen në hetime paraprake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?