Ambasada amerikane në Tiranë poston fotot dhe një minitekst të Kerry-t

Ambasada amerikanë në Tiranë ka postuar disa foto nga vizita e djeshme e sekretarit John Kerry.

Bashkë me fotot është postuar edhe një pjesë e mesazhit të Kerry-t në fjalimin e mbajtur bashkë me kryeministrin Rama.

“Njerëzit e këtij vendi e dinë shumë mirë dhe ata duan që të jetojnë në një vend ku respekti ndaj ligjit do të thotë vërtet këtë gjë: është respekt ndaj ligjit që gjykatësit dhe prokurorët duhet t’u binden të njëjtave rregulla ashtu si edhe ai qytetari thjeshtë në çdo rrugë të vendit, dhe se çdokush duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht se kush parti politike është në pushtet, cilës parti i përket apo çfarë bindjesh politike ka pasur një zhvillim të rëndësishëm dhe është qartësisht e angazhuar – nuk ka asnjë dyshim për këtë – për të arritur akoma më shumë. Dhe në këtë rrugëtim, Shqipëria duhet të jetë e sigurtë në miqësinë dhe mbështetjen e plotë të popullit të Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë tonë,” tha sekretari i Shtetit John Kerry gjatë fjalimit të mbajtur pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

a1 a2 a3 a4 a5 a6 a7 a8 a9 a10 a11 a12 a13 a14 a15 a17 a18 a20 a21 a22 a23 a24 a25

SHKARKO APP